Nga sot, nuk ka më tatim të sheshtë dhe aplikohet tatimi progresiv i të ardhurave personale. Zgjidhja ligjore parasheh mbajtje të normës tatimore prej 10% për të ardhurat e realizuara deri në 90 mijë denarë në muaj. Gjithçka që është mbi këtë shumë do të tatohet me 18%. Qeveria mendon se ka marrë një vendim të drejtë, por me këtë nuk pajtohet opozita dhe një pjesë e madhe e ekspertëve.

Kjo do të thotë se për të ardhurat deri në 90 mijë denarë në muaj tatimi do të mbetet 10% siç ka qenë deri më tani, ndërsa vetëm për pjesën e të ardhurave që i tejkalojnë 90 mijë denarë do të paguhet edhe 8% shtesë- deklaroi Dragan Tevdovski – Ministër i Financave.

Me fillimin e vitit të ri, fillojnë edhe rregullat e reja në sigurimin pensional. Reforma e Qeverisë parashikon që kontributet e pagave do të rriten për 0.5%, ndërsa punëtorët me stazh me përfitime dhe ata që kanë lindur deri në 1 janar 1967 do të kenë mundësi të kthehen në shtyllën e parë pensionale. Përllogaritjet e Qeverisë janë se kjo do ta reduktojë vrimën në Fondin Pensional për rreth 35 milion euro.

Nëse nga sistemi i sotëm ata që janë në sistemin dyshtyllësh pensionohen do të marrin maksimum 30% të pagës. Me sistemin e ri që e aplikojmë, do të marrin 40% të pagës maksimale- tha Milla Carovska – Ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Nga sot fillon liberalizimi i tregut të energjisë elektrike. Përveç kompanive të mëdha, tani amvisëritë dhe firmat e vogla do të jenë në gjendje të zgjedhin se nga kush do të furnizohen me energji elektrike. Në procedurë është zgjedhja e Furnizuesit Universal i cili duhet të furnizojë me energji elektrike ata qytetarë që do të vendosin të qëndrojnë në të vjetrën, domethënë ata që nuk do të dalin në tregun e lirë. Deri në zgjedhjen e Furnizuesit Universal, aktivitetin do të kryhej EVN Maqedoni.

Çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë është i garantuar me dy gjëra, e para është që të aplikohet furnizues universal, ku ELEM-i do të jetë i detyruar të japë 80% të prodhimit të vet në 2019- tha Koço Angjushev – zv/kryeministër i Ekonomis;.

Tregtarët nuk ia ndërruan mendjen ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshit dhe ai vendosi që ligji i tregjeve të vlejë nga 1 janari 2019. Prej sot, pensionistët nuk do të mund të shesin në treg. Sipas ligjit të ri, tezga do të mund të marrin vetëm personat e papunë të regjistruar në Regjistrin e Odës, persona fizikë që janë të regjistruar si shitës me pakicë, ndërsa mund të shesin persona të punësuar me marrëdhënie të rregullt të punës, por që janë të angazhuar në veprimtari bujqësore. Tregtarët gjithashtu do të duhet të kenë licenca vjetore që kushtojnë 60 euro për tezgën e parë dhe 40 euro shtesë për çdo tezgë tjetër të marrë me qira. Nga sot risi ka edhe në ligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit. Ligji parashikon ndalimin e pagesës me para të gatshme për mallra dhe shërbime më të larta se një mijë euro. Gjashtë muaj më vonë ose nga 1 qershori 2019 qytetarët do të mund të paguajnë me para të gatshme vetëm deri në 500 euro.

Ile Spasevski

Loading...

Shpërndaj me