Pensionistët me pensionet e janarit do të marrin 722 denarë më shumë. Zëvendëskryeministrja e ekonomisë, Milla Carovska tha se rritja është si rezultat i të ardhurave të shumta në Fondin Pensional nga ana e të punësuarve. Vendimi i Qeverisë për ti rritur pensionet dy muaj para zgjedhjeve nuk duhet të kuptohet si përpjekje për blerjen e votave nga pensionistët, por se kjo është si rezultat i reformës në fondin pensional, thotë Carovska.

Reformën që e bëmë, e për të cilën të gjithë ishin skeptik, patjetër të themi se dha rezultate. Dhe mund të flasim nëse vërtetë kemi rritje të të ardhurave tek popullata e aftë për punë, patjetër t’u përgjigjemi kërkesave të pensionistëve”-pohoi Mila Carovska, zëvendëskryeministre e ekonomisë.

Raporti mes të punësuarve dhe pensionistëve për momentin sipas drejtorit Shaip Zeneli është 1.8 të punësuar që sigurojnë të ardhura mujore për një pensionist. Vrima buxhetorë ne Fondin Pensional do zhduket vetëm nëse ky raport do ishte tre të punësuar për një pensionist.

Pak më shumë se 300 mijë pensionistë do marrin rritje prej 700 denarëve në pensionet e tyre. Llogaritë thonë se për këtë rritje të pensioneve nga buxheti do duhet të ndahen rreth 4 milionë euro shtesë në muaj, ndërsa në nivel vjetor kjo shumë shkon në 46 milionë euro. Paraprakisht rritje të pensioneve kishte ka mesi i vitit të kaluar kur pensioni minimal u rrit për 36 denarë, ndërsa ajo mesatare me 63 denarë. Për momentin pensioni mestarë në vend është 15.500 denarë.

Ile Petreski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...