Tenderi i parë për dhënien e lokacioneve shtetërore për ndërtimin e fotovoltaikëve do të shpallet të hënën. Tenderi do të zgjasë 60 ditë, ndërsa bëhet fjalë për centrale 35 megavat fotovoltaike. Siç njoftoi zëvendëskryeministri Koco Angjushev, në tender përfshihen dy lokacione të tokës shtetërore në Makedonski Brod për investime në fotovoltaikë prej gjithsej 10 megavat dhe në Sveti Nikollë, ku do të mundësohet investime prej 25 megavat energji elektrike. Lokacionet janë të ndara në parcela me investime të parashikuara prej dy deri në 10 megavatë për investitorë të mëdhenj dhe të vegjël.

Kriteri i vetëm që do të jetë në ankand është se sa premi do të kërkojë kompania. Çdo kompani do të mund të aplikojë për një vendndodhje të caktuar dhe më pas të gjitha kompanitë që do të duhet të aplikojnë për atë vendndodhje, e të cilët do t’i kalojnë kontrollet administrative nëse i plotësojnë kërkesat themelore do të kalojnë në një ankand elektronik dhe ky ankand elektronik do të jetë ankand me çmim më të ulët- deklaroi zëvendëskryeministër Koço Angjushev.

Zëvendëskryeministri tha se ka interes të madh në ndërtimin e fotovoltaikëve dhe pret që çmimi të jetë më i ulët, që do të thotë një kosto më të ulët për shtetin. Investitorët që do t’i marrin lokacionet do të duhet të përgatisin një elaborat dhe projekt themelor për të marrë leje ndërtimi që ata duhet të marrin në emër të tyre. Sasitë e para të energjisë elektrike pritet që në sistem të lëshohen pranverën e ardhshme. Angjushev gjithashtu informoi se me EVN tashmë është dakorduar çmimi i lidhjes në rrjet i cili do të jetë mes 20,000 deri në 30,000 euro ndërsa do të nominohet edhe një of tejker, një blerës i energjisë së lirë i cili u jep siguri investitorëve të ardhshëm në fotovoltaikë. Qeveria planifikon investime prej 200 MW në burime të rinovueshme energjetike.

Aleksandra Spasevska

Loading...

Shpërndaj me

Loading...