Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor (ISHSSH) njoftoi se gjatë ditës së djeshme ka kryer kontroll të jashtëzakonshëm në ordinancën e burgut të Shutkës. Kontrolli, siç potencojnë nga ISHSSH ka pasuar pas informatave të publikuara në media dhe akuzave të avokatëve të Jovanovskit për pakujdesi mjekësore, në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore.

“Nga kontrolli i kryer në dokumentacionin mjekësor i arrestuari J.B. për herë të parë ka kërkuar ndihmë mjekësore më 16 korrik, me çrrastë është kontrolluar dhe i është caktuar terapi adekuate. Në periudhën nga 16 korriku deri më 13 nëntor për pacientin janë evidentuar gjithsej 25 kontrolle, me çrrastë janë dhënë udhëzime mjekësore deri te institucionet shëndetësore në nivel sekondar dhe terciar”, informojnë nga ISHSSH për të shtuar se nga kontrolli i jashtëzakonshëm nuk janë konstatuar parregullsi në kompetencat e ISHSSH-së.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...