Nga 1 korriku, qytetarët do të mund t’i skanojnë bar- kodet e faturave fiskale, përmes të cilave do të mund të marrin 15% kthim të tatimit. Nga kjo datë, në qarkullim do të jetë edhe aplikacioni “Moj DDV” (TVSH-ja ime), përmes të cilës do të mund t’i kthejnë paratë nga produktet e blera me tatim prej 18%. Ndryshe, një familje prej katër anëtarëve, do të mund të realizojë kthim të TVSH-së prej maksimum 28.800 denarëve në vit ndërsa mjetet nëpër llogaritë e tyre qytetarët do t’i marrin në çdo tre muaj. Këtë mundësi do ta ketë çdo qytetar i moshës mbi 15 vjeçe, i cili ka llogari në bankë dhe është pjesë e sistemit E- tatime në DAP.

Në 1000 denarë qarkullim neto janë 180 denarë TVSH, këto janë 180 denarë tatim, 15% do të thotë 27 denarë, mund të bëni matematikë dhe e vëreni sa del shifra për nivel mujor”- tha Zoran Zaev, kryeministër.

Kthim të TVSH-së nuk mund të realizohet për fatura mbi 30.000 denarë. 98% të amvisërive mund të realizojnë kthim të TVSH-së në konsumin e tyre të përgjithshëm ndërsa për 2% të tjerë apo për të pasurit, do të ketë limit.

Sa mjete do të kthehen nëse qytetarët i kërkojnë të gjitha faturat fiskale? Presim deri 50 milionë euro në vit ndërsa vlera maksimale për person do të jenë 1800 denarë për tre muaj”-pohoi Dragan Tevdovski- ministër i Financave.

Sipas drejtores së DAP, Sanja Lukarevska, Drejtoria është tërësisht e gatshme për fillimin e masës së re.

Aplikacioni “MOJ DDV” (TVSH-ja ime) që qytetarët do ta shfrytëzojnë nga 1 korriku lejon skanimin vetëm të faturave valide fiskale, me skanimin e bar- kodit, sistemi i DAP i lexon të gjitha t dhënat nga fatura fiskale ndërsa faturat ilegale apo kompjuterike, nuk i lexon”-theksoi Sanja Lukarevska, drejtore e DAP.

Pagesa e parë do të bëhet në dhjetor të vitit 2019, mjetet do të paguhen drejtpërdrejtë në llogaritë e qytetarëve, më pas pagesat do të bëhen në shkurt, maj, gusht dhe nëntor. Fatura do të jetë valide për skanim në afat prej 10 ditëve. Për qytetarët më të moshuar, do të ketë ekipe vullnetarësh nga DAP që do t’u ndihmojnë për instalimin e aplikacionit. Nga një telefon celular mund të shfrytëzohen më shumë profile. Kthimi bëhet vetëm për qytetarët, vlen vetëm për faturat fiskale, por jo edhe për fatura tjera dhe nuk do të vlejë për fatura fiskale të zhvlerësuara.

Aleksandra Spasevska 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...