Ligji i ri për Tregti nëpër tregjet e gjelbra do të fillojë në kohë më saktë më 1 janar dhe nuk do të ketë anulim, shprehen nga Oda e Tregtarëve. Licencat e reja janë gati dhe shitësit tashmë mund të paraqiten për t’u pajisur me të njëjtat. Një licencë nënkupton një tezgë nëpër tregjet e gjelbra ndërsa në nivel vjetor kushton 60 euro. Për çdo licencë shtesë, shitësi duhet të paguaj 40 euro më shumë. Gjithashtu, nga Viti i Ri, shitësit duhet të ndajnë nga 2000 denarë çdo muaj për sigurim pensional.

 Të parët që do të ballafaqohen me probleme janë organizatorët e tregjeve. Konkretisht, mundet që një person nga tregu në Manastir, Prilep apo Ohër të vijë dhe të kërkojë licencë. Ne do t’i japim ndërsa nuk jemi të sigurt nëse personi i njëjtë posedon tezgë në treg ose jo. Në këtë drejtim, është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi me organizatorët e tregjeve”. – tha Ekrem Dolek- kryetar i Odës së tregtarëve

Sipas Ligjit të ri, tezga me qira mund të marrin vetëm personat e papunë që janë të regjistruar në regjistrin e Odës, persona fizik që janë të regjistruar si tregtarë me pakicë nëpër tregjet e gjelbra. Mund të punojnë edhe personat që kanë marrëdhënie të rregullt pune, por që merren me veprimtari bujqësore.

 Pensionistët kanë status të rregulluar në shtet. Personat e punësuar gjithashtu kanë status të rregulluar, këtu bëhet fjalë për tregti nëpër tregjet e gjelbra. Do të thotë, për persona që merren dhe fitojnë nga tregtia nëpër tregjet e gjelbra që nuk kanë kurrfarë të ardhura, fitimin e tyre e nxjerrin nga kjo veprimtari që rregullohet me ligj”. – theksoi Anita Stojanovska- këshilltar juridik në Odën e Tregtarëve

Javë më parë organizatorët e tregjeve kërkuan nga Qeveria të anulohet ligji pasi konsiderojnë se i njëjti nuk do t’i rregullojë problemet, por se vetëm do t’i thellojë. Organizatorët nuk pajtohen që pensionistët të largohen nga tregjet pasi në këtë mënyrë numri i shitësve do të ulej për 30% si dhe janë kundër që licencat t’i ndajë vetëm Oda e tregtarëve.

Ile Petrevski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...