Thuhet se dashuria të shëron çdo plagë dhe këtë po tenton të bëj edhe Neymar Jr. Talenti brazilian i Paris Saint Germain pësoi një dëmtim të rëndë në miqësoren që Brazili luajti këtë fundjavë ndaj Nigerisë.

E kjo duket se i ka dhënë më shumë kohë 27 vjeçarit për tu fokusuar te jeta e tij private. Sipas asaj që raportohet në mediat braziliane, konkretisht “O Dia”, Neymar po shoqërohet me Natalia Barulich.

Sipas gazetares, Fabia Oliveira çifti është parë në shoqërinë e njëri-tjetrit në rrugët e Parisit, duke i dhënë jetë zërave për lindjen e një historie dashurie mes tyre.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...