Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu do t’i kërkojë sekretarit amerikan të Shtetit të rrisë presionin ndaj Iranit, ndërkohë që do të takohet me Mike Pompeon në Portugali.

Ky takim ishte njoftuar dje në mbrëmje nga Departamenti amerikan i Shtetit dhe burimet në Jeruzalem.

Netanyahu do të takohet me homologun, Antonio Costa, por qëllimi kryesor i vizitës në Portugali është takimi me Pompeon.

“Të dielën kam folur me presidentin amerikan, Donald Trump. Biseda është përqendruar kryesisht mbi Iranin”, thekoi kryeministri izraelit.

“Vazhdimi i kësaj bisede me sekretarin amerikan të Shtetit, Pompeo do të përqendrohet kryesisht mbi Iranin dhe mbi dy çështje të tjera, një aleancë mbrojtëse me SHBA-në dhe sovranitetin izraelit në luginën e Jordanit”, shtoi ai.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...