Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu ka deklaruar se sipas gjitha gjasave nuk ka rrugëdalje tjetër përveç se të nis luftë në Rripin e Gazës.

Në intervistë për radion “Reseht Bet”, Netanjahu ka thënë se Izraeli me siguri do të duhet të fillojë kampanjë lufte në këtë enklavë palestineze, përshkak të ekskalimit të situatës gjatë muajve të fundit, përcjellin mediet izraelite.

Ai ka aluduar se do të bombardojë forcat e Hamasit dhe xhihadin islamik me sulm raketor midis Izraelit dhe Egjiptit.

Gjithsesi, Netanjahu ka theksuar se lufta është hapi i fundit që do të kishin ndërmarrë duke shtuar se ai nuk do të dërgojë forca shtesë në Gazë derisa kushtet nuk do të jenë optimale.

Ai ka akuzuar Hamasin se nuk po mundet të kontrollojë rripin e Gazës, dhe se forcat izraelit po sulmohen gjithnjë më shumë nga xhihadistët./Alsat

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...