Këshilltarët juridik në Qeveri do ta dorëzojnë bazën juridike me të cilin do të përcaktohen kompetencat e kryeministrit Zaev gjatë udhëheqjes më Ministrinë e financave. Do të tregojnë edhe cilat do jenë kompetencat e zëvendësministres Shirete Elezi. Zaev pohon se qëllimi i tij është t’i miratojë vetëm vendimet e mëdha për financimin e shtetit, ndërsa zëvendësja është ajo e cila do të udhëheq me dikasterin për vendimet që ai do t’i delegojë.

Nesër do duhet të ketë seancë të Qeverisë dhe këshilltarët juridik të Qeverisë e propozojnë zgjidhjen me të cilën Qeveria bart të drejtën e udhëheqjes së përkohshme të kryeministrit me Ministrinë e financave deri në emërimin e ministrit të ri. Këtu e përfundojmë tërë procesin formal-juridik të bartjes së kompetencave, kompetencave të marra, firmosja e llogarive dhe gjithçka- deklaroi Zoran Zaev.

Për dy javë, siç tha Zaev, do të dihet saktë kur do ketë rishikim të buxhetit që u paralajmërua që në pranverë për shkak të realizimit të dobët të investimeve kapitale. Tek në vijim do bëhen analiza në të gjitha ministritë dhe sektorët për t’u parë ku duhet të shtohen e ku të shkurtohen mjetet.

Një miliardë e gjysmë i kemi planifikuar për gazifikimin dhe nëse nuk projektojmë mjete shtesë, deri në tetor- dhjetor, do ngelim pa para për realizimin e gazifikimit- tha Zoran Zaev

Sipas kryeministrit Zaev, ndryshime do ketë edhe në implikime tjera financiare për shkak të projekteve, siç është kthimi i TVSH-së për qytetarët që filloi të zbatohet nga 1 korriku, por edhe te ndërtimi i rrugëve dhe hekurudhës.

Aleksandra Spasevska

Loading...

Shpërndaj me

Loading...