Komisioni Rregullator për Energjetikë nesër saktë në mesditë do ta publikojë çmimin e ri të rrymës, që do ta përllogaritë kompania e sapoformuar “EVN Houm”. Sipas ligjit të ri për energjetikë, KRRE nuk e cakton më çmimin e rrymës për Centralet e Maqedonisë së Veriut (CMV). Centralet shtetërore tani kanë për obligim të ofrojnë të paktën 80% nga prodhimtaria e tyre për “EVN Houm”. Por, çmimi do të vërtetohet në bazë të kushteve të tregut. Në përllogaritjen e “EVN Houm” që do ta dorëzojë pranë Rregullatorit, përveç shpenzimit për furnizimin me rrymë nga prodhuesit e autorizuar që marrin pjesë me 50%, bën pjesë edhe shpenzimi për shpërndarjen e rrymës, shpenzimi i operatorit në tregun e energjisë elektrike (MEPSO), por edhe marzha prej 11,5% që u zgjodh si më e ulëta në tenderin për furnizuesin universal. Drejtori i KRRE-së nuk pret ndonjë ndryshim drastik të çmimit.

Marko Bislimovski- kryetar i KRE-së

“Sinqerisht nuk besoj se çmimi do të jetë mbi 36,9 euro për megavat/orë. Gjithashtu, ndikim ndaj çmimit do të ketë edhe shpenzimi për blerjen që do ta ketë furnizuesi universal nga prodhuesit e autorizuar të rrymës”.

Jozyrtarisht, “EVN Houm” në ankandin e djeshëm, ka siguruar sasitë e nevojshme të energjisë elektrike, por se çmimi do të publikohet nesër, pasi ende nuk ka kaluar afati për ankesa. Me ligjin e ri për energjetikë nga 1 korriku furnizuesi universal ka për obligim t’i furnizojë me rrymë qytetarët dhe konsumatorët më të vegjël, të cilët pas liberalizimit nuk janë bartur në tregun e lirë. Faturat e tyre tani do t’i lëshojë kompania e sapoformuar “EVN Houm”, e cila kishte ofertë më të mirë në thirrjen publike të Qeverisë. Për amvisëritë nuk ka asnjë ndryshim në procedurën e furnizimit me rrymë.

Aleksandra Spasevska

Loading...

Shpërndaj me

Loading...