Në rajonin e Qytetit të Shkupit gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur gjithsej nëntë aksidente trafiku prej të cilëve në njërën më lehtë është lënduar një person, ndërsa në tetë është shkaktuar dëm material.

Policia e trafikut ka sanksionuar 17 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin më shpejtësi më të madhe nga e lejuara, ndërsa nga komunikacioni janë përjashtuar 23 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin para se të pajisjen me patentë shoferi  dhe dy shoferë fillestarë. Nga komunikacioni janë përjashtuar edhe 16 automjete të paregjistruara.

SPB Shkup informon se janë dhënë edhe 108 dënime për parkim jo të drejtë, ndërsa me automjetin special “karrotrec” janë larguar 69 makina.

Janë sanksionuar edhe 17 shoferë për parkim jo të drejtë, 10 shoferë të cilët kanë kaluar në dritë të kuqe, 23 shoferë për shfrytëzimin e telefonit celular derisa e kanë drejtuar automjetin, tetë shoferë për mos mbajtjen e rripit të sigurimit, si dhe tre shoferë të cilët nuk i kanë dhënë të drejtë kalimi këmbësorëve në vendkalimin e shënuar për këmbësorë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...