Në lumin Vardar do të ndërtohet stacioni filtrues për ujërat e zeza. Projekti do të kushtojë 136 milionë euro ndërsa shteti fondet i ka siguruar përmes kredive nga Banka Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim dhe Banka Evropiane për Investim. Gjatë një viti, stacioni i filtrimit do të trajtojë  mbi 50 milionë kub ujëra të zeza. Uji i pastruar do ta ul nivelin e ndotjes së lumit Vardar. Stacioni në fjalë do të mbulojë nëntë nga dhjetë komunat e Shkupit do të ketë kapacitet prej mbi gjysmë milion njerëz. Me paratë e BE-së tashmë janë bërë stacionet e filtrimit në Prilep, Radovish, Strumicë dhe Kërçovë. Stacioni në Shkup pritet të ndërtohet deri në vitin 2025.

E nesërmja më e mirë çdoherë fillon sot. Investojmë në projekt që i duhet urgjentisht Shkupit, sepse ndotja e popullatës, urbanizimi i dhe industrializimi i shpejtë e rritin sasinë e ujërave të pa-pastruar, që amvisëritë dhe kompanitë i lëshojnë në Vardar- deklaroi Nina Angellovska- ministre e Financave.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...