Sulmuesi brazilian Nejmar do jetë spektator në ndeshjen e të shtunës ndaj Dizhon, për shkak të pezullimit që i ka dhënë Federata Franceze, por edhe në ceremoninë e dorëzimit të trofeut për titullin në Ligën 1, që PSZH ka fituar në këtë sezon. Gjithçka për shkak të rregullores e cila ia bën të pamundur pjesëmarrjen në ceremoni. Nejmar u ndëshkua me tre ndeshje pezullim për gjestin e shëmtuar pas finales së Kupës që humbi PSZH përballë Ren-it, ku ai goditi një tifoz në tribunë. Rregullorja thotë qartë se futbollistët nuk lejohet të hyjnë në fushë as pas përfundimit të sfidës, për sa kohë që ka një aktivitet sportiv që po zhvillohet dhe ceremonia vlerësohet si e tillë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...