Pavarësisht dëshirës së Nejmarit për t’u larguar, PSZH dhe Barcelona ende nuk e kanë gjetur akordin për të. Barcelona synon që të ofrojë një shumë të konsiderueshme dhe kartonin e Filipe Kutinjos, por duket se edhe këtu do të hasë në problem. Mesfushori brazilian i ardhur me bujë nga Liverpuli, nuk është pyetur nga klubi në lidhje me një kalim të mundshëm në Francë dhe duket se është kundër. Mediat spanjolle raportojnë se Kutinjo nuk ka dëshirë të transferohet te PSZH dhe e irriton më tepër fakti se drejtuesit nuk kanë biseduar me të, për t’i kërkuar një opinion në lidhje me kalimin në Paris. Përveç se për të bindur PSG-në, tashmë Barcelonës i duhet të bindë edhe Kutinjon për të kaluar në Francë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...