Mediat ruse shkruajnë se Nejmar është në lidhje të dashurisë me modelen Katerina Safarova, pasi kanë vërejtur udhëtimet e saja drejt Parisit dhe shoqërimin me yllin e PSZH. Sipas tyre, bukuroshja 21 vjeçare u shfaq në një ndeshje të PSZH në Paris, me çka edhe më shumë nxiti spekullimet për një lidhje të mundshme me yllin brazilian.

Ajo huazoi aeroplan privat për të shkuar në kryeqendrën e Francës, për datëlindjen e Nejmarit. Mirëpo as futbollisti e as modelja ruse ende nuk kanë konfirmuar lidhjen e tyre të dashurisë.

 

Së paku Nejmar duket më i qetë në këtë situate, pasi jep maksimumin në fanellën e PSZH, që mbrëmë mundi Lorienin në transfertë me 1-0 në kuadër të Kupës së Francës.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...