Një statistikë e gjeneruar nga “Opta”, sqaron në mënyrë perfekte vështirësitë me të cilat është përballur ylli brazilian Nejmar te Paris Sen-Zhermeni. Që nga kur braziliani është transferuar në Paris, në gusht të vitit 2017, ka munguar në plot 64 ndeshje në të gjitha kompeticionet, përfshirë përballjen më të fundit që PSZH luajti këtë të mërkurë ndaj Klub Brizhit në Ligën e Kampionëve. Statistikë kjo që merr një trajtë edhe më negative, kur krahasohet me numrin e ndeshjeve të luajtura nga ish-ylli i Barcelonës: vetëm 63. Mes dëmtimeve, ndëshkimeve dhe problemeve me klubin, Nejmar ka luajtur më pak ndeshje se sa ka munguar me PSZH, duke mos arritur të imponohet si lider, për të mos hyrë kurrë në zemrat e tifozëve.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...