Kërkesat për rritjen e pagave në arsim nuk janë të motivuar politikisht dhe as që lidhen me zgjedhjet, tha drejtuesi i SASHK-ut, Joakim Nedelkov në edicionin e sotëm të emisionit “Magazina Ekonomike” në Alsat.

 

“Ne nuk bëjmë masa populiste apo të shfrytëzojmë periudhën e zgjedhjeve e kështu me radhë, por prej më herët publikisht kërkojmë përmes konferencave, përmes paraqitjeve publike dhe përmes protestave harmonizimin e pagave në arsim në bazë të rritjes së pagës minimale në nivel nacional. Kjo është ajo pengesë që ne tërë kohën tregojmë që në kurriz të rritjes së pagës minimale në nivel nacional, pagat në arsim dhe jo vetëm në arsim, por edhe në veprimtaritë tjera në sektorin publik, nuk e ndjekin trendin e rritjes së pagave. Nëse Ligji për pagë minimale thotë që në bazë të këtij ligji duhet të harmonizohen marrëveshjet kolektive në afat prej gjashtë muajve, kjo patjetër duhet të bëhet”-pohoi Nedellkovski.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...