Në vend të aeroportit- kargo në Shtip, koncesioneri i aeroporteve, TAV Maqedoni për ta mbajtur biznesin, do të ketë obligim të ndërtojë kanalizime, ujësjellës, çerdhe, shkolla dhe projekte të ngjashme, që janë në interes të qytetarëve- shprehet për Alsat ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Vlera e përgjithshme me të cilën pritej të ndërtohet aeroporti kap shifrën prej 35 milionë eurove, por analiza e Qeverisë tregon që nuk ka arsyetim ekonomik në këtë projekt dhe për këtë fondet, do të destinohen për qëllime tjera.

Nga TAV Maqedoni thonë se nuk kanë kurrfarë problemi me ridestinimin e fondeve, obligimi i tyre ka qenë të investojnë në Maqedoni 35 milion euro. Për ta e rëndësishme është të vazhdojnë të punojnë në vendin tonë. Pushteti tani pret që komunat të dorëzojnë projekte reale deri tek Ministria e Ekonomisë me çka do të aplikonin për një pjesë të fondeve me të cilat do të ndërtohet kanalizimi dhe projektet e tjera. Koncesioni i TAV Maqedoni është deri në vitin 2030, ndërsa nga Qeveria veçse kanë kërkuar vazhdim të bashkëpunimit. Nga viti 2010, prej kur me të dy aeroportet menaxhon TAV, kanë investuar 120 milion euro në infrastrukturën e aeroportit, ndërsa për koncesion shtetit i kanë dhënë pothuajse 50 milion euro.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...