Në Ohër filloi Kuvendi i rregullt Zgjedhor, në të cilin pritet që për president të ardhshëm të FFM-së të zgjidhet Muhamed Sejdini. Në Kuvend janë prezent edhe Hajde Beka , përfaqësues i FIFA-s, Aleks Filips dhe Davor Shuker, anëtarë i Komitetit Ekzekutiv i UEFA-së. Në Ohër ishte edhe Gazmend Veseli, zëvëndës drejtori i Agencisë për Rini dhe Sport. Davor Shuker theksoi se bashkëpunimi me FFM ka qenë i shkëlqyeshëm dhe se Maqedonia ka gjasën historike për kualifikim në Kampionatin Evropian në futboll. UEFA është e kënaqur që ka një partner të shkëlqyeshëm te FFM.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...