One Football” ka publikuar formacionin me futbollistët më të mirë të raundit të fundit eliminatore për Euro 2020. Në listën e e ekipit ose formacionit më të mirë është edhe Valon Berisha. Futbollisti i Lacios, arriti të shkëlqente me Kosovën duke dhënë një asist kundër Çekisë dhe duke i shënuar 2 gola Anglisë. Berisha është vënë në të majtë të sulmit, në një formacion që përbëhet nga yje si De Jong, De Bryne, Ronaldo, Alkaser, Sanço apo edhe të tjerë. Berisha rikthehej në fushë, pas një mungese të gjatë, për shkak dëmtimi dhe duket se e ka kapur shpejt formën.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...