Në takime siç ishte finalja e Superkupës së Europës, vëmendja ndaj detajeve është maksimale, pasi për shkak të audiencës së lartë, organizatorët duan që gjithçka të shkojë në mënyrë perfekte. Megjithatë edhe kjo nuk mjaftoi në Stamboll, në sfidën mes Liverpulit dhe Çellsit, e cila u fitua nga “The Reds” pas ekzekutimit të penalltive, pasi koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1, ndërsa pas 30 minutave shtesë rezultati ishte sërish i barabartë, 2-2. Kjo pasi mesfushori italo-brazilian i Çellsit, italo-braziliani Zhorzinjo u detyrua të djersijë në fushë një fanellë në të cilën emri i tij ishte stampuar gabim, pasi ishte shkruar Jorghino. Gjithçka ndodhi për shkak të një gabimi nga ana e prodhuesve të fanellës, që nuk ishte vënë re as nga magazinierët e klubit londinez. Ky ishte rasti i dytë që gabohet në shkrimin e emrit, pasi viktima e parë ka qenë gjiganti suedez Zlatan Ibrahimoviç, i cili mbajti mbi shpinë një bluzë ku mbiemri i tij ishte shkruar “Irbahimoviç”.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...