Deputetët gjatë ditës së sotme në Kuvend miratuan ndryshimet në ligjin për përmbarim me të cilat në vend të një të tretës së pagës, ose pensionit siç ishte deri tani, përmbaruesit do të mund të mbajnë vetëm një të pestën e të ardhurave mujore. Me ndryshimet, përmbaruesit nuk do munden të arkëtojnë me forcë nga qytetarët, që janë përfitues të ndihmës sociale.  Sot pasdite, gjithashtu u miratua Ligji për Shërbimin në Armatë, i cili ofron kushte më të mira për pensionim të punonjësve në Armatë, por edhe në pjesën e rekrutimit. Për herë të parë ofrohet mundësia e një burse, me detyrim të qëndrimit në Armatë, si dhe rregullohet çështja e punonjësve mbi 45 vjeç.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...