Organizatorët e tregjeve nuk do lejojnë që, sipas tyre, ligji kontestues të hyjë në fuqi. Ata kërkojnë tërheqjen e plotë të ligjit për tregje sepse thonë që për 10 muaj pasi kjo zgjidhje ligjore u shty për një vit, nuk kanë pasur asnjë takim me kompetentët që dhanë fjalën se do të bëjnë ndryshime konkrete në tekstin e ligjit.

Problemi më i madh është ajo që është parashikuar të ekzistojë Odë e qiraxhinjve të tezgave gjë që jo vetëm se e ngarkon punën e tyre me dokumentacion, por shkakton probleme plotësuese edhe nga aspekti financiar pasi shkaktohen shpenzime financiare për blerësit e tezgave që janë joadekuate dhe të papranueshme. Ngarkesa e qiraxhinjve të tezgave drejtpërdrejtë do të reflektohet në punën e organizatorëve të tregjeve”-theksoi Daniela Mihajlovska Vasilevska.

Pasi shitësit në fillim të këtij viti e kundërshtuan Ligjin, në muajin shkurt ranë dakord me pushtetin se deri më 1 janar të vitit 2020 do të hartojnë tekst të ri që nuk do të jetë i dëmshëm për askënd. Por, deri më tani nuk ka asgjë, dhe nëse edhe atje vazhdon injorimi i autoriteteve për këtë çështje, shitësit thonë se nuk do të lejojnë zbatim të zgjidhjes ligjore. Ata thonë se janë për rregullimin e veprimtarisë, por me një ligj i cili nuk do t’u krijojë vetëm shpenzime të reja.

Ne nuk themi të mos ketë zgjidhje ligjore. Por e gjithë kjo është miratuar në renditje të kundërt. Duhet të bëhet një zgjidhje ligjore, megjithatë këtë Ligj nëse e përmirësojmë edhe me mijëra herë nuk do të jep rezultate në terren. Prandaj kërkojmë shfuqizimin e tij. “-pohoi Maja Stojanovska.

Nga Ministria e ekonomisë me shkrim u përgjigjën se nuk rrinë duarkryq. Thonë se janë duke përgatitur ndryshime në  Ligj. Janë marrë parasysh kërkesat e të gjitha palëve të interesuara dhe se së shpejti do t’i publikojnë para opinionit.

Ndryshimet dhe plotësimet kanë të bëjnë me rregullimin e tregut gjegjësisht realizimin e tregtisë nëpër tregjet e gjelbra, duke mundësuar që licenca të japin më shumë Oda. Më pas, janë shqyrtuar dhe janë marrë parasysh ndryshimet dhe komentet e përmendura nga bashkësitë e interesuara”-thonë nga Ministria e Ekonomisë.

Nëse Ligji nuk ndryshohet, shitësit  njoftojnë se nuk përjashtohet mundësia për protesta të mëdha.  Ata gjithashtu nuk pajtohen të paguajnë mjete shtesë për marrjen e licencës së punës kurse nuk duan t’i humbasin as kolegët pensionistë, që sipas  ligjit të ri s’mund të shesin nëpër tregje.

Ile Petrevski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...