Qytetarët do të guxojnë të paguajnë ose marrin para në dorë me vlerë deri 2.000 euro. Gjithçka që është mbi këtë shumë do të duhet të kalojë përmes bankës ose kursimores. Tani pagesa me para në dorë mund të bëhet me vlerë deri 15.000 euro. Ulja për 13.000 euro është parashikuar me ndryshimet e Ligjit për parandalimin e larjes së parave dhe financimit të terrorizmit, që dje morën dritë jeshile nga Qeveria. Neni 51 i Ligjit shprehet:

 LIGJI PËR PARANDALIMIN E LARJES SË PARAVE
“Ndalohet kryerja e pagesave me para në dorë, gjegjësisht pagesa, marrja e parave në dorë ose shkëmbim të valutave në shumë prej 2.000 euro ose më shumë me kundërvlerë në denarë në formë të një ose më shumë transaksioneve të ndërlidhura, që nuk është kryer përmes bankës ose kursimores”.

Tani pagesat do të duhet të regjistrohen në qarkullimin pagesor, që do të thotë se do të tatimohen sipas Ligjit.

Në drejtim të uljes së ekonomisë gri ulet shuma e ndalesës së kryerjes së pagesave me para në dorë prej 15.000 në 2.000 euro, kjo është vetëm se në drejtim të uljes së ekonomisë gri – tha Mile Boshnjakovski, zëdhënës i Qeverisë.

Nga Ministria e Financave e cila është propozuese e ndryshimeve ligjore shprehen se qëllimi i ndryshimeve nuk është ndryshimi i mënyrës së pagesës së tatimeve ose në politikën tatimore. Pohojnë se këto ndryshime ligjore janë miratuar me kërkesë të sektorit të biznesit dhe qytetarëve për uljen e ekonomisë gri. Krahas kësaj, me Ligjin e ri do të rritet numri i funksionarëve publik të cilët do t’i nënshtrohen kontrollit të mundësisë për larjen e parave. Gjithashtu, me ndryshimet ligjore do të zbulohet se cili është pronari i vërtetë i ndërmarrjeve.

Nuk mundet një ndërmarrje person juridik të jetë pronar i vërtetë i një personi tjetër juridik. Do të duhet të ekzistojë e dhënë në Regjistrim qendror se kush me emër e mbiemër është pronar shumicë – u shpreh Mile Boshnjakovski, zëdhënës i Qeverisë.

Nga Qeveria shprehen se qëllimi i këtij Ligji është harmonizimi i rregullativave evropiane për parandalimin e larjes së parave dhe financimit të terrorizmit.

Alekseandra Spasevska

Shpërndaj me