Turneu i parë Masters “Australian Open” nuk ka nisur mirë, pasi që ka hasur në vështirësi të mjedisit klimatik. Ajri i rëndë nga tymi i zjarrit që ka djegur ditët e fundit Australinë e ka bërë të vështirë zhvillimin normal të ndeshjeve. Tenistja sllovene Dalila Jakupovic ka patur marrje mendsh në ndeshjen ndaj australianes Stefani Voegle, duke rënë në gjunjë si pasojë e kollës mbytëse dhe u tërhoq. Edhe tenistja kandeze Eugenie Bouchard ka kërkuar ndihmën e stafit mjekësor gjatë ndeshjes së saj ndaj kinezes Xiaodi. Ndërsa në ndeshjen midis Kavcic dhe Clarke, një fëmijë kapës topash ra pa ndjenja në tokë dhe iu dha ndihma e parë nga lojtarët. Kjo ka detyruar organizatorët të rishohin planin e masave, duke u konsultuar edhe me stafin mjekësor të turneut. Niveli i ndotjes së mjedisit në Melburn për shkak të zjarreve në Australi është në nivel alarmant.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...