Në muajin shkurt të vitit 2017, Noizy  përzuri Encën nga grupi “OTR”, pasi këngëtarja nuk e falenderoi në një prej intervistave të saj.

“Por të gjithë e dinë se kush të bëri, të gjithë e dinë kush ishe kur ishe vetëm dhe të gjithë e dinë se kush u bëre kur u bashkove me OTR, kështu që atë self- made shko thuaja dikujt tjetër jo neve, nuk është turp të thuash që më ka ndihmuar grupi, sepse don s’don ti jemi grupi ma i suksesshëm në Shqiptari, ishe a nuk ishe ti asgje nuk do ndryshojë.”, shkruajti Noizy në një postim publik në Instagram.

Që prej asaj kohe, marrëdhëniet mes dy reperëve që kishin qenë miq të mirë u prishën.

Herë pas here, ata thumbonin njëri-tjetrin në intervista apo në rrjete sociale, duke lënë të kuptohet se s’kishin ndërmend t’i rregullonin sërish marrëdhëniet.

Madje, duket se Noizy ende i hedh thumba Encës në koncertet e tij, siç i ka thënë së fundmi edhe një ndjekës këngëtares.

“E ke dëgjuar Noizyn në koncert që këndon ‘Na vjen Enca nga mbrapa’?”- i shkruan ndjekësi.

Enca nuk ka vonuar t’i kthejë një përgjigje, e cila është një thumb për Noizyn.

“Po, i mungoj”- shkruan ajo, bashkëngjitur me emojin e një zemre të thyer.

Thumbi i saj i fundit nuk ka ende një përgjigje nga Noizy.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...