Ndeshjet e Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë, në sezonin e ardhshm do të transmetohen nga platforma satelitore “Arena Sport”. Kjo është marëveshja përfundimtare mes Federatës së Futbollit të Maqedonisë dhe klubet e Ligës së Parë, të cilët kanë caktuar “Arena Sport” para “Sportklubit”, e cila do të paguajë edhe 150 mijë euro për të marë të drejtën e emetimit. Kjo është hera e parë që do të ketë transmetim të ndeshjeve nga futbolli vendor në platformën sateliore. “Arena Sport” do të realizojë transmetimet në koordinim me Televizonin Shtetëror të Maqedonisë, ndërsa do të mbajë të drejtën e përcaktimin e terminit të zhvillimit të ndeshjes së transmetuar dhe në të ardhmen do të kemi edhe ndeshje brenda javës, dhe jo vetëm në fundjavë, një vendim që do të respektohet nga klubet. (Foto: Sportmedia.mk)

Loading...

Shpërndaj me

Loading...