Ndërtuesit presin që bumi i paralajmëruar i ndërtimit nga Qeveria të ndodhë këtë vit. Ata mezi presin fillimin e sezonit të ndërtimit në muajin mars. Kryetari i Shoqatës së Ndërtimtarisë, në Odën Ekonomike të Maqedonisë megjithatë paralajmëroi se zgjedhjet e parakohshme do të ishin katastrofë për ndërtimtarinë, sepse do të bllokohej pjesa më e madhe e punës.

Ne shpresojmë se ky vit do të jetë një nga vitet kur ndërtimtaria ishte krijuesi kryesor i Prodhimit Bruto Vendor. Ne jemi aktivisht të përfshirë në të gjitha përgatitjet e të gjitha rregulloreve ligjore, ne marrim pjesë aktive në të gjitha problemet që na ndodhën vitet e fundit, prandaj edhe këtë vit si Odë presim që të ndodhë bumi i paralajmëruar në ndërtimtari, dhe se normat e rritjes mund të kthehen siç ishin në vitin 2014-15 – tha Andrea Serafimovski, Kryetar i Shoqatës për ndërtimtari LEM.

Pasi e përfunduam vitin e kaluar me një realizim katastrofik të investimeve kapitale prej vetëm 65.5% nga 300 milion eurove të parashikuara, rezultate më të mira priten me fillimin e këtij sezoni ndërtimor. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski njoftoi se këtë vit nuk do të ketë qytet apo fshat ku infrastruktura nuk do të ndërtohet. Sipas të dhënave të Entit të Statistikave, ndërtimtaria në tremujorin e parë të vitit të kaluar ra me 37.2%, ndërsa në tremujorin e dytë kjo rënie ishte 12.9, ndërsa në tremujorin e tretë ishte 2.6 për qind.

Aleksandra Spasevska

Loading...

Shpërndaj me

Loading...