Qyteti i Shkupit ka njoftuar zhvillimin e një Plani të ri të Përgjithshëm Urban. Plani i kryetarit Petre Shilegov është që Shkupi të jetë një qytet i gjelbër me zona këmbësorësh në zonën e qytetit. Ai paralajmëron zgjerimin e Shkupit në veri të qytetit. Por, Shilegov nuk heq dorë nga ndërtesat e reja në qendër të kryeqytetit. Ai thotë se do të ndërtohet në të ardhmen, por këtë herë në mënyrë të planifikuar.

Defektet që i kemi në ambientin jetësor janë për shkak të ndërtimeve pa plan. Asnjëherë, as unë apo kushdo qoftë nga struktura politike të cilët i takoj, nuk kemi thënë se nuk do të ketë ndërtime, por se ndërtimet do të bëhen sipas planit. Në këtë fazë, ne fillojmë procedurë për përpunimin e Planit të Përgjithshëm Urbanistin, me të cilin i vërtetojmë pjesët e qytetit. Do të jetë tejet ambicioze tani të flasim nëse do të ketë objekte të caktuara në pjesë të caktuara”-pohoi Petre Shilegov- kryetar i Qytetit të Shkupit.

Ligji i ri për plan urbanistik që ka ngecur në procedurë parlamentare duhet të vendos rend të plotë në pjesën e ndërtimeve të reja. Ministri i transportit dhe lidhjeve, Goran Sugareski pret sa më shpejtë të miratohet Ligjit dhe mohon çfarëdo përfshirje të interesit të biznesit në zvarritjen e zgjidhjes. Por, shtoi se ligji duhet të jetë i mirë edhe për zhvillimin ekonomik, por edhe të ketë dobi ekologjike për qytetin dhe shtetin.

Jo vetëm disa kategori të kënaqen, por të bëjmë diçka me të vërtetë që nesër edhe nëse duhet të ndërtojmë, të jetë me plan e ndërtuar dhe jo e ndërtuar ashtu siç i kujtohet dikujt”-tha Goran Sugarevski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve .

Shilegov premton që Plani i përgjithshëm Urban do të përgatitet me të gjithë aktorët përkatës dhe njoftoi se do të zhvillohen disa debate publike. Ai vuri në dukje se në planin e ri nuk do të jetë unaza jugore, në mënyrë që të shpëtohet Vodno nga shkatërrimi. Plani i mëparshëm i Përgjithshëm Urbanistik është miratuar në vitin 2012 dhe skadon në vitin 2022.

Ile Petrevski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...