Ndërtesa më e lartë në Europë po përfundon. E ngritur mbi një kompleks shatërvanësh në Shën Petërsburg të Rusisë, Qendra Lakhta është 462 metra e  lartë dhe aktualisht konsiderohet si ndërtesa më e lartë në veri të globit.  Kulla prej 87 katesh rrotullohet 90 gradë nga themelet deri në majë. Qendra Lakhta do të shërbejë si zyrë qendrore për kompaninë gjigande të karburantit Gazprom, e cila ka planifikuar të hyjë në zyrat e reja në fund të vitit 2019.

Sipas një prej arkitektëve të ndërtesës, Philip Nikandrov, kulla do të mbyllet në fund të kësaj vere edhe pse brenda ka ende punë deri vitin e ardhshëm. Forma e kullës simbolizon zjarrin, një tipar i dallueshëm i logos së Gazprom.

Aktualisht Qendra Lakhta renditet e 13-ta në listën e ndërtesave më të larta në botë.

Burimi: CNN

Loading...

Shpërndaj me