Modelja e famshme e “Playboy”, Amie Harwick ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike. Mediat e huaja shkruajnë se ish i dashuri i saj, Gareth Pursehouse e ka hedhur modelen nga ballkoni dhe shkaku i krimit nuk është bërë ende i ditur.

Autoritetet e kanë gjetur pa jetë poshtë apartamentit të saj në Hollywood Hills, tërësisht të gjymtuar.

Mësohet se Amie kohët e fundit kishte kërkuar dhe një urdhër mbrojtjeje, sepse shqetësohej shpesh nga Gareth, por kjo kërkesë nuk është marrë shumë seriozisht nga autoritetet lokale.

Tashmë policia ka arrestuar ish të dashurin e saj 41 vjeç, pasi ai është autori kryesor i dyshuar i përfshirë në ngjarjen e rëndë.

Amie Harwickn ë të shkuarën ka qenë e fejuara e komedianit të njohur Drew Carey.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...