Vittorio Gregotti ka ndërruar jetë. I lindur në Novara, Itali, më 10 gusht 1927, arkitekti i madh, planifikuesi urban dhe teoricieni i arkitekturës u shtrua në spitalin San Giuseppe në Milano pas pneumonisë së shkaktuar nga koronavirusi. Gruaja e tij, Marina Mazza, qëndron gjithashtu e shtruar në të njëjtin spital.

Një nga projektet më të rëndësishme të Gregotti Associati International (studio që themeloi në 1974) përfshin planin e zhvillimit të rrethit Biccocca në Milano (1985-2005), Centro Cultural de Belem në Lisbonë (1988-1993) dhe Aix-en-Provence në Francë (2003-2007), ndoshta një nga krijimet më të dashura.

Në 1975-n, ai kuroi Bienalen e Venecias dhe njihet për punën e tij për të projektuar Stadiumin Olimpik të Barcelonës, Teatrin e Operas Arcimboldi në Milano si edhe shumë universitete, si ai i Kalabrisë.

Autoritetet italiane e kanë konsideruar Vittorio Gregotti-n si mjeshtrin e arkitekturës që i ndryshoi fytyrën Milanos dhe Italisë.

Burimi: Surfacing Magazine

Loading...

Shpërndaj me

Loading...