Artisti i njohur shqiptar, Gaqo Çako ka ndërruar jetë në moshën 83 vjeçare. Tenori legjendar, Gaqo Çako, artist i popullit, është i rreshtuar në emrat e mëdhenj të muzikës shqiptare.P as kthimit në Shqipëri më 1961u emërua tenor i përhershëm i Teatrit të Operës dhe Baletit të Tiranës, ku këndoi shumë nga rolet e para të repertorit operistik, duke u bërë kështu tenori kryesor për tri dekada me radhë. Përvoja dhe karriera e tij mjaft e pasur në operat “Traviata”, “Bohema”, “Rigoleto”, “Norma”, etj, si dhe operat shqiptare “Mrika” e Prenk Jakovës, “Lulja e kujtimit” e Kristo Konos, “Pranvera” e Tish Daisë, “Heroina” e Vangjo Novës, “Skënderbeu” i Prenk Jakovës, “Toka e jonë” e Pjetër Gacit, etj, e bëjnë atë me një karrierë të shkëlqyer. Zëri i tij ishte kthyer në objekt kënaqësie kudo që ai dëgjohej e shfaqej, në opera, në televizion, në radio, në salla të mëdha a të vogla koncertesh. Përfshirja e tij në të gjitha llojet e muzikës vokale kishte si qëllim të vetëm t’i kënaqë dëgjuesit me pjesët që ai këndonte. Edhe pse vlerën më të madhe ai e pati në interpretimet e roleve operistike, ai u popullarizua nëpërmjet këngës, veçanërisht atyre të Festivaleve të Radios. Po ashtu, Gaqo Çako është babai i këngëtarit, Pirro Çako.

Alsat-M

Shpërndaj me