Legjenda e Çellsit, Frank Lampard si trajner i Derbit përgatiste ekipin për ndeshjen kundër Lidsit, kur forcat e policisë kanë ndërhyrë duke i kërkuar që ai të marrë lojtarët dhe të largohet nga fusha. Mësohet se policia ka marrë informacione se një person i është afruar rrethimit të fushës dhe po përgjonte skuadrën e Lampard në prag të kësaj ndeshje. Personi në fjalë është parë teksa ka monitoruar me dylbi dhe me vete kishte pasur edhe një palë pinca, të cilat i ka përdorur për të hapur rrethimin e fushës, raporton Telesport.

Policia e Derbi Kountit e raportoi çështjen në fjalë, por ajo që dyshohet më shumë është se personi nuk ka dashur të kryejë vetëm një përgjim në lidhje me ndeshjen e futbollit, por diçka tjetër mund të ketë qenë në planin e tij. I dyshuari nuk u arrit të kapej nga forcat e policisë, por pritet që shumë shpejt të zbardhet identiteti i tij nga kamerat e zonës përreth.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...