Një shkollë fillore në Holandë ka mbyllur qendrën rekreative për fëmijë sepse banorët e lagjes për rreth ishin ankuar për shkak se fëmijët ishin tepër të zhurmshëm.

Ndalesa e kësaj qendre do të jetë në fuqi deri në fund të këtij muaji, ndërsa nëse thyhet ky rregull do të pasojnë dënime deri në 10 mijë euro, përcjell BBC.

Siç theksohet, banorët për rreth janë ankuar se fëmijët kanë qenë të zhurmshëm më shumë se 70 decibel, masë që është e lejuar, mirëpo pasi të njëjtët kanë bërë matjen ka rezultuar që të kenë bërtitur deri në 88 decibel.

Vendimi i shkollës ka ngritur reagime të ashpra, ndërsa 4000 mijë qytetarë kanë firmosur peticion ku kërkohet nga autoritetet lokale që të tërhiqet vendimi i kësaj shkolle.

Megjithatë, sipas UNICEFIT fëmijët holandez janë renditur të parët për fëmijët më të lumtur në botë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...