Pasi skuadrës së Crvena Zvezdas iu ndalua hyrja në Kosovë për ta luajtur ndeshjen e Kupës së Serbisë me Trepçën, i ashtuquajturi shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se Kosova duhet të përjashtohet nga UEFA dhe FIFA.

“Ky është një tjetër tentim i Prishtinës për ta larguar Serbinë nga Kosova e Metohija në çdo mënyrë simbolike të mundshme, edhe kur ndeshja kishte qëllim promovimin e sportit dhe jo atë politik. Prishtina është duke e zgjedhur një rrugë izolimi të vetes, ashtu siç kanë bërë shqiptarët shpesh herë në histori. Por, serbët nuk duan të mbyllen brenda këtyre mureve dhe duan të ekzistojnë në një shoqëri të hapur, siç është rasti në Evropën moderne sot”-tha Gjuriq.

“Prishtina i ka goditur themelet e futbollit evropian dhe sportit botëror me këtë veprim agresiv politik. Ata duhet të “fluturojnë” nga UEFA dhe FIFA, ku s’duhet të kishin qenë fare”, përfundoi Gjuriq.

Ndryshe, ndeshja e planifikuar të zhvillohet sot në orën 15:00 mes klubit serb nga Kosova, Trepçës, dhe Crvena Zvezdas në territorin e Kosovës nuk do të zhvillohet pasi që Policia e Kosovës në vendkalimin kufitar të Jarinës nuk i lejoi serbët të futen në territorin kosovar.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...