Ish ylli i WWE, Ahley Massaro, ka vdekur në moshën 39-vjeçare, pasi u dërgua në spital nga shtëpia e saj në Long Island.

Mundësja dhe modelja e famshme, që konkurroi në WWE në mes të viteve 2005 dhe 2008, vdiq për shkaqe jo-kriminale, tha Suffolk County Police.

WWE njoftoi se është pikëlluar nga lajmi i vdekjes tragjike të ish yllit Ashley Massaro dhe ngushëlloi familjarët e saj.

Ashley iu bashkua WWE në 2005 pasi fitoi Raë Diva Search.

Ajo nënshkroi kontratë 1 vjeçare me vlerë 250,000 dollarë. Dy vite më vonë realizoi ndeshjen më të madhe të karrierës së saj kundër Melinës në Wrestlemania 23 për Kampionatin e Grave WWE

Ashley u ndëesh sërish në Wrestlemania vitin e ardhshëm.

Mundësja, e cila ka një vajzë 18 vjeçare, gjithashtu u shfaq në kopertinën e revistës Playboy gjatë karrierës së saj si dhe në serinë televizive Survivor.

Ajo vdiq dhjetë ditë para 40 vjetorit të saj. Shkaku i vdekjes së tij aktualisht nuk dihet.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...