Drejtuesit e NBA-s kanë zyrtarizuar kalendarin e sezonit të ri 2019-2020. Sezoni i rregullt do të nis më 22 tetor dhe do të përfundojë më 15 prill për t’i lënë më pas vendin fazës play off që nis nga 18 prilli. Në fillim të sezonit do, NBA të ofrojë një super-ndeshje, derbin e Los Anxhelosit mes Klipersit dhe Lejkersit. Me këtë rast LeBron Xhejms do të sfidojë Kahvi Leonardin, ndërsa kampionët në fuqi, Toronto Raptors do ta nisin mbrojtjen e titullit me prballjen ndaj Nju Orlins Pelikans. Ndërkohë më 11 nëntor, Leonard do të rikthehet në Kanada dhe do të luajë për herë të parë si rival i Torontos, ekip me të cilin u shpall kampion sezonin e fundit dhe në këtë ndeshje ai do të marrë edhe unazën e titullit kampion, para ish-publikut të tij.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...