Fotografi Halim Luta ishte në emisionin e mëngjesit për të folur rreth ekspozitës së tij të fundit ‘’Natyra si liri shpirtërore’’ që vazhdon të jetë e hapur ende në qytetin e Tetovës.

Zakonisht jemi mësuar të shikojmë ekspozita me piktura, por me fotografi ndodh më rrallë në vendin tonë u shpreh fotografi që tregoi se këto foto janë bërë në Tetovë dhe rrethinën e saj.

Fotografitë janë më të errëta duke krahasuar fotografitë e tjera të natyrës që zakonisht janë plot ngjyra dhe dritë.  Kjo sipas fotografit është bërë qëllimisht që njerëzit që do të shikojnë këto fotografi në ekspozitë të futen vet në botën e tyre dhe ta analizojnë ashtu siç e mendojnë ata.

Përveç ekspozitës, Halim Luta është edhe producent filmash dhe deri më tani ka realizuar disa projekte filmike me metrazh të shkurtër  dhe planet e tij për të shkuar edhe në festival internacionale.

Për më tepër ndiqeni videon në vazhdim:

Loading...

Shpërndaj me

Loading...