NATO përkujtoi 30-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg iu bashkua ambasadorit Hans-Dieter Lucas, i cili kryeson delegacionin e përhershëm të Gjermanisë në bllokun ushtarak në Memorialit të Murit të Berlinit në selinë e Brukselit.

“Jemi të nderuar që i mirëpresim këto pjesë të Murit të Berlinit këtu në hyrje të selisë së NATO-s. Ato shërbejnë si simbol i shpresës dhe një kujtesë solemne për të gjithë ata që kalojnë, që kurrë të mos e marrin lirinë dhe demokracinë si të mirëqenë. Ne duhet t’i mbrojmë ato çdo ditë dhe duhet të vazhdojmë të qëndrojmë të bashkuar”, theksoi Stoltenberg në ceremoninë e përkujtimit.

Ai tha se Muri i Berlinit ishte një “mbresë” në fytyrën e Europës.

Muri i Berlinit u ndërtua në vitin 1961 nga regjimi komunist i Gjermanisë Lindore për të parandaluar kalimin e njerëzve në Berlinin Perëndimor.

Politikat e reformës së ish-liderit sovjetik Mihail Gorbaçov në vitet ’80 dhe pakënaqësia në rritje e gjermano-lindorëve me regjimin komunist evoluan në një lëvizje proteste që çoi në shkatërrimin e mëtejshëm të murit në vitin 1989.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...