BBC shkruan se si e formësuan bombat e Nato-s Novak Gjokoviqin

Shtëpia e gjyshit të Novak Gjokoviqit në Beograd është si shumë të tjera në ndërtesat brutaliste. Pikërisht në atë ndërtesë, tenisti më i mirë i momentit në botë banonte si fëmijë i vogël derisa Nato bombardoi kryeqytetin serb mes marsit dhe qershorit të vitit 1999.

Sa herë që binin sirenat për të paralajmëruar bombardimet, familjet shkonin poshtë në bodrum për t’u ruajtur prej tyre.

Kjo ishte koha që e formësoi Gjokoviqin, shkruan BBC, që tash i ka fituar 15 Grand Slame si kampion.

Derisa e festonte ditëlindjen e 12 në maj të 1999-s, kriza një dekadë e gjatë po e copëtonte Ballkanin dhe Beogradi i tij ishte qendra e tij. Edhe njëzet vjet më pas, ka ende tension për mënyrën se si Nato-ja e bombardoi Serbinë për 11 javë rresht në përpjekjen për t’i larguar forcat serbe nga Kosova, pasi i akuzonte ata për krime kundër shqiptarëve etnikë.

“Kur dëgjoje alarmin dhe aeroplanët nisnin të gumëzhinin, kurrë s’mund ta dije se ku do të binin bombat,” tha Gjorgjo Mileniq, një plak i moçëm që ishte shok i gjyshit të Djokoviqit dhe që ende jeton në të njëjtin bllok ndërtesash.

“Ata bombarduan çka dëshironin. ‘Dëm kolateral,’ i thonin. Bombarduan ura, spitale, dhe edhe gra shtatzëna vdiqën.”

Zëri i çirret. “Është zor, është zor.”

BBC-ja shkon në Banjicë, një zonë rezidenciale rreth shtatë kilometra në jug të qendrës së Beogradit. Banorët e përshkruajnë si “lagje mesatare”, e populluar nga njerëz të klasës punëtore me prapavijë etnike serbe që jetojnë nëpër banesa relativisht të varfra.

Gjyshi i Gjokoviqit Vlada, siç njihej shkurtimisht nga të afërmit, jetonte në një banorë me dy dhoma gjumi deri kur vdiq në vitin 2012.

Tash aty nuk jeton askush, por për pronare e ka njërën prej hallave të Gjokoviqit, për të cilën fqinjtë besojnë se jeton në Zvicër.

Sidoqoftë, ajo do të mbetet gjithnjë e lidhur me rrëfimin e Gjokoviqit se si ia doli nga shtresa e vargër të bëhej një prej tenistëve më të mirë në botë të të gjitha kohërave.

Gjokoviqi jetonte pikërisht me gjyshin e tij, sepse prindërit e kalonin shumicën e kohës larg Beogradit duke punuar që të siguronin para për tre bijtë e tyre, përkthen Periskopi.

Kjo nënkuptonte që të kalonin shumicën e vitit në Kopaonik, një resort malor afër Kosovës, më shumë se katër orë vozitje larg Beogradit.

Gjatë ditës ata jepnin leksione për të skijuar, ndërsa natën shërbenin pica në restorantin që e kishin hapur. Sërxhani dhe Dijana punuan pa u ndalur për të financuar karrierën tenistike të djalit të tyre, Novakut.

Duke folur se si kishte vuajtur gjatë bombardimeve të Nato-s, Gjokoviqi thotë se ato përvoja të rënda në një mënyrë e bënë kampion, e bënë më të fortë dhe më të uritur për sukses.

Trajneri i Gjokoviqit gjatë asaj kohe ishte një 18 vjeçar me emrin Bogdan Obradoviq. Tashmë ai është deputet në parlamentin serb. Ai tregon se si ishte i shokuar me përgatitjen e tenistit të lindur në Kosovë.

“Ai ishte krejt i gatshëm. Po nxehej, e kishte një shishe me ujë, një banane, një peshqir, gjithçka. Kurrë s’kam parë diçka të tillë nga një fëmijë kaq i ri.”

Gjokoviqi kishte ushtruar edhe gjatë kohës së bombardimeve me trajnerin e tij, dhe për çdo ditë kishin udhëtuar në Beograd për të gjetur ndonjë fushë të lirë ku nuk iu duhej të paguanin.

Human Rights Watch kishte gjetur se një numër i madh sulmesh ajrore të Nato-s kishin qenë “të paligjshme” dhe abuzuese në civilëz serbë. Dhe plagët ende janë të thella në Serbi, shkruan BBC,  ku vazhdon të ketë shumë mllef ndaj Nato-s.

Kosova mbetet një temë shumë e nxehtë. Një mesazh politikë shfaqet në Klubin e Tenisit të Partizanit ku kishte ushtruar Gjokoviqi “Kosova është tokë e shenjtë e Serbisë.”

Shumë njerëz ndihen se mediat perëndimore janë të obsesionuara që t’i portretizojnë serbët me stereotipe negative si agresivë, jomiqësorë dhe armiqësorë.

“Njerëzit mendojnë se ne serbët jemi të këqij,” thotë George Mitiq, një taksist 37 vjeçar.

“Por, ata nuk vijnë ta shohin vetë këtë. Nëse i shihni lajmet atëherë merrni një pamje krejt tjetër.”

Sasha Ozmo, gazetar serb, e përshkruan Gjokoviqin si ‘hero kombëtar’ për mbështetjen që i kishte dhënë Kroacisë në Kupën e Botës pavarësisht rivalitetit të madh e urrejtjes së madhe që ndjejnë një pjesë e serbëve ndaj tyre./BBC

Loading...

Shpërndaj me

Loading...