Ministrat e mbrojtjes të NATO-s do e kenë në agjendë efektet e transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës.

Sekretari i përgjithshëm NATO-s Jens Stoltenberg ka konfirmuar se rishqyrtimi i raporteve të NATO-s me FSK do diskutohet gjatë takimit ministror që do mbahet të mërkurën dhe të enjten.

Njeriu i parë i NATO-s ka bërë të ditur shtetet anëtare të NATO-s do e shqyrtojnë seriozisht angazhimin e aleancës me FSK- në dritë të vendimit të 14 dhjetorit.

Jens Stoltenberg ka siguruar se asgjë nuk do ndryshojë në misionin e KFOR-it në Kosovë i cili tash e 20 vite vepron konform rezolutës 1244.

“Është me rëndësi që të bëjmë dallim në mes të dy llojeve të prezencës së NATO-s në Kosovë. Operacioni i KFOR-it nuk do preket. Ky operacion do vazhdojë meqë kontribuon në stabilitet dhe prosperitet në Kosovë si dhe rajon. Ajo çfarë ne do e shqyrtojmë janë aktivitete jashtë misionit të KFOR-it që është forme tjetër e ndërtimit të kapaciteteve”, porositi Stoltenberg duke konfirmuar se nuk pritet marrje e vendimeve në këtë takim.

Njeriu i parë i aleancës përsëriti qëndrimin e disa shteteve anëtare të NATO-s se vendimi mbi transformimin e FSK-së erdhi ne momentin e gabuar./RTK/

Loading...

Shpërndaj me

Loading...