Napoli ka turpëruar Interin në San Paolo duke e mposhtur me rezultatin e thellë 4-1. Kjo ishte një ndeshje tepër e rëndësishme për zikaltrit, ndërsa nga krahu tjetër vendasit luanin për të respektuar kampionatin pasi e kanë siguruar tashmë vendin e dytë. Presioni ishte shumë i madh për të besuarit e Spalletti-t, që tani u nevojitet vetëm fitorja ndaj Empolit për t’u kualifikuar në Champions League sezonin e ardhshëm. Napoli nisi më mirë sfidën dhe Zielinski shënoi golin e avantazhit me një predhë nga distanca pas çerek ore lojë. Pas pushimit, Inter u hodh në sulm dhe Mertens dyfishoi për vendasit përpara se dopieta e Ruiz ta kthente në një situatë të turpshme për Inter. Ikardi ka shënuar golin e nderit për miqtë nga pika e bardhë e penalltisë dhe duhet thënë se Inter, sidomos gjatë pjesës së dytë, ka shpërdoruar shumë mundësi dhe ka qenë i pafat në disa raste. Inter i bën punë vetëm fitorja ndaj Empolit javën tjetër, por do të jetë shumë e vështirë pasi edhe Empoli luan për mbijetesë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...