Transferimi i Elseid Hysajt larg Napolit duket i sigurt tanimë. Për këtë është i bindur edhe njeriu i cili e ndjek më nga afër prej vitesh. Menaxheri i tij, Mario Xhiufredi, shpjegoi përsëri arsyet se pse Napolit i interesonte që të largonte lojtarin në janar, për të mos e humbur me parametër zero në verë, ndërsa me siguri do të ishte penduar që nuk pranoi ofertën e një viti më parë nga Anglia.

“Unë dhe De Laurentis kemi një raport të mirë, nuk kemi pasur kurrë probleme. Është në interesin e të gjithëve që lojtari të transferohet në janar duke parë se është në momentin e skadimit të kontratës dhe Napoli, i cili një vit më parë refuzoi 50 milionë euro nga Çellsi për të, rrezikon ta humbasë me parametër zero. Logjika do të na çojë të bëjmë gjëra më të mira, nëse Hysaj sot nuk do të ishte i dëmtuar, do të ishte duke luajtur. Ndoshta Napoli do ta mbajë deri në qershor dhe do t’i japë hapësira”, tha Xhiufredi për “Radio Marte”.

Kur flitet për Hysajn, gjithmonë diskutohet për destinacionin e tij të radhës në merkato dhe Xhiufredi lë gjithçka të hapur.

“Itali apo jashtë? Valencia është një pistë që tashmë mund të përjashtohet. Ne do të marrim në shqyrtim gjithçka, jashtë apo në Itali.

Roma? Kishim folur në verë, tani është ende herët. Hysaj ka një vlerë, sa i përket kartonit e rrogës, ndaj nuk është një lëvizje e merkatos që bëhet brenda minutës’, tha Xhiufredi.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...