Barcelona ditën e nesërme do të sfidojë Napolin për të përcaktuar një vend në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Frenki De Jong beson se skuadra italiane është një ekip shumë i mirë dhe Barcelona do të hasë në vështirësi ndaj tyre, sidomos në ndeshjen që luhet në Itali.

“Napoli është një ekip i shkëlqyer me lojtarë cilësorë. Edhe pse në kampionat ata nuk janë aty ku pritej, ata kanë bërë shumë mirë në Ligën e Kampionëve. Mjafton të shohësh ndeshjet kundër Liverpulit. Nëse keni një ditë të keqe në fazën e grupeve, keni mundësi ta rregulloni gabimin. Ndryshe është në fazat me eliminim direkt. Atje ka më pak dallim në cilësi, më shumë tension dhe është më tërheqëse për spektatorët”, tha mes tjerash De Jong.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...