Sot do të zhvillohen dy ndeshje tjera në kuadër të 1/16 të Ligës së Kampionëve.

Napoli do ta presë në shtëpi skuadrën e Barcelonës, një ndeshje kjo e cila pritet të jetë shumë e vështirë për skuadrën vendase, duke parë edhe formën në të cilën është duke kaluar Barça.

Ani pse Federata Italiane ka marrë vendim që shumica e ndeshjeve këtë javë në Itali të luhet me dyer të mbyllura, për shkak të koronavirusit, të njëjtin fat nuk do ta ketë edhe ndeshjes mes Napolit dhe Barcelonës, pasi që qyteti i Napolit ende nuk është prekur nga ky virus.

Më poshtë mund ti shihni formacionet e mundshme të të dyja skuadrave.
Napoli (4-3-3): Ospina, Di Lorenzo, Manolas, Maksimovic, Ruiz, Ruiz, Rui, Demme, Zielinski, Politano, Milik, Insigne.

Barcelona (4-3-3): Ter Stegen, Semedo, Pique, Lenglet, Firpo, De Jong, Busquets, Rakitic, Fati, Griezmann, Messi.

Ndeshja mes këtyre dy skuadrave starton nga ora 21:00.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...