Tenisti spanjoll Rafael Nadal u detyruar që të tërhiqet nga Kupa “Lejver”, për shkak të lëndimit të dorës. Ai konfirmoi se është i lënduar dhe do të largohet nga tenisi për një kohë të pacaktuar. “Kam nevojë për pushim për shkak të lëndimit, por do të jem me kolegët e mi për tu dhënë përkrahje në sfidat e tjera në Zhenevë,” ka thënë mes tjerash Rafael Nadal. Nadal vendosi që të tërhiqet nga Kupa Lejver ku skuadra e Evropës ka epërsi ndaj kombëtarës së Botës, pran rezultatit 7-5. Tenisti spanjoll, do të jetë i zëvëndësuar nga Stefanos Cicipas, i cili do të luajë me Rozher Federerin në garat në dyshe.

Alsat

Loading...

Shpërndaj me

Loading...