Skuadra e MZT Skopje Aerodrom, ka ruajtur dominimin e tyre për ndeshjet në terren vendas. Skuadra nga kryeqendra mbrëmjen e kaluar në kuadër të ABA Liga 2, me rezultatin 94:73 në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të e ka mundur Sutjeskën. Kjo ishte fitorja e 6 nga po aq ndeshje të luajtura në parket vendas. Ndryshe për MZT Skopje ishte kjo fitorja e 7 në 10 ndeshje, ashtu që tani me boshnjakët e Spars e ndanë pozitën e dytë dhe të trerë. Në Ligës ABA 2, pa humbje është vetëm skuadra e Pimorska.

Loading...

Shpërndaj me