Sulmuesi shqiptarë Muzafer Ejupi ka shënuar gol për skuadrën e Sllaven Belupos, në përballjen me skuadrën e Varazhdinit, e cila u mbyll me barazim 1-1. Ai shënoi gol në minutën e 57-të duke sjellë në epërsi Slaven Bellupon, por që nuk ishte e mjaftueshme për fitore, pasi që mysafirët barazuan shifrat në 1-1 në minutën e 72-të. Në Seria A, në përballjen e fituar nga Napoli me 4-3 në terrenin e Fiorentinës, debutoi reprezentuesi i Maqedonisë , Elif Elmas, që erdhi në lojë në minutën e 71-të. Ndërkohë Ezgjan Alioski barazoi rekord tjetër te Lidsi. Alioski dy vite radhazi shënon në terrenin e skuadrës Stouk, një gjë të cilën e ka bërë , Gordon Strahan, 30 vite më parë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...